Rënia e temperaturave ka sjellë dhe reshjet e para të dëborës në veriun e vendit.
Në rrugën e Vermoshit, trashësia e dëborë arrin në 5 centimetra, ndërsa akset po mbikëqyren nga Autoriteti Rrugor Shqiptar.
Nuk raportohen problematika në qarkullimin e automjeteve në pjesën veriore të vendit./tvklan.al