Ky është automjeti me të cilin u larguan 4 të rinjtë, 3 prej të cilëve të mitur që u vunë në pranga nga policia si autorë të dyshuar të vrasjes së 18-vjeçarit Aurelio Dervishi, mbrëmjen e së dielës në Tiranë. Tv Klan ka siguruar foton e makinës tip Volksvagen të fiksuar nga kamerat në zonë, të cilat ndihmuan policinë në zbardhjen vrasjes së të riut, që humbi jetën rrugës për në spital.
Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orë 21:50 në zonën e njohur si rrethrrotullimi i Shkozës. Burime nga policia thanë se shkak i sherrit është bërë një vajzë. Ajo ka qenë në makinën e viktimës kur të rinjtë kanë nisur fillimisht të debatojnë me grupin që ndodhej në një makinë tjetër.
Të gjithë kanë dalë më pas jashtë dhe mes të rinjve ka nisur një përplasje fizike ku nuk kanë munguar thikat. 18-vjeçfari mori një plagë në gjoks që rezultoi fatale.
Falë veprimeve hetimore dhe dëshmive të personave të përfshirë, policia ndaloi mëngjesin e kësaj të hëne 20-vjeçarin Frensis Shehu dhe 3 të mitur të moshave 15 dhe 16 vjeç. Hetimet vijojnë ende për të përcaktuar rolin e gjithsecilit në ngjarje.
Tv Klan