Shpresat për gjetjen e 6 trupave që rezultojnë ende të zhdukur pasi jahti i sipërmarrësit britanik Mike Lynch u mbyt në brigjet e Siçilisë për shkak të motit të keq, janë zbehur.


Superjahti luksoz i cili mbante 22 persona në bord ishte ankoruar në portin e Porticello, afër Palermos, kur u fundos brenda 5 minutave për shkak të një stuhie që përfshiu mjetin lundrues në orët e para të mëngjesit së të hënës.

Ekspertët nuk kanë mundur të shpjegojnë se si një jaht luksoz, që supozohet të ketë pajisje të shtrenjta dhe masa të larta sigurie, mund të jetë fundosur brenda disa minutave, siç thonë vetë dëshmitarët.

Autoritetet italiane po përdorin një mjet nënujor të telekomanduar, për të ndihmuar në gjetjen e të zhdukurve të cilët dyshohet se kanë mbetur të bllokuar në kabinën e jahtit ku besohet se ata flinin.

“Është një tragjedi e madhe, e madhe,” tha ambasadori i Britanisë së Madhe në Itali, Edward Llewellyn, i cili shkoi në vendngjarje të martën.

Autoritet britanike kanë dërguar katër hetues duke qenë se në mesin e të zhdukurve ka qytetarë britanikë. Hetuesit britanikë do të bashkëpunojnë me ata italianë për të përcaktuar shkaqet e tragjedisë.

Klan News