Policia e Tiranës ka identifikuar 4 autorët e dhunës së avokatit Sokol Mëngjesi. Ata janë Romario Tabaku dhe kushërinjtë Elton Kasaj 33 vjeç dhe kushërinjtë Drivald Alia 21 vjeç e Dorian Alia 32 vjeç.
Fotot janë siguruar nga gazetari i Klan News Besar Bajraktaraj.
Ndërkohë, në foton tjetër më poshtë janë 2 prej autorëve të fiksuar nga një kamera teksa largohen me vrap pasi dhunuan me sende të forta avokatin Mëngjesi.

Kujtojmë se avokati Sokol Mëngjesi u godit mëngjesin e sotëm (29 Maj 2024) teksa dërgonte fëmijën në kopsht në zonën e ish-bllokut në kryeqytet.
Ai ndodhet në Spitalin e Traumës në intubim. Sipas informacioneve, Mëngjesi ka pësuar fraktura në kokë. Arsyet e dhunës së ushtruar ndaj avokatit nuk dihen ende.
/tvklan.al