Gazetari Besar Bajraktaraj ka mësuar detaje të reja në lidhje me sulmin me leva ndaj avokatit Sokol Mëngjesi.
Ai është futur në intubim për shkak të dëmtimeve në pjesën e kokës. Avokati Mëngjesi po merr ndihmë nga aparaturat mjekësore për oksigjen.
“Pritet që gjatë orëve në vijim të ketë një pasqyrim më të saktë të gjendjes së tij shëndetësore”, ka mësuar gazetari Besar Bajraktaraj.
Autorët e sulmit të tij janë 3 persona. Ministri Taulant Balla ka bërë me dije se njëri prej tyre është identifikuar dhe po punohet për kapjen e tij.
Ndërkohë Partia Demokratike ka akuzuar se sulmi është urdhëruar nga kryeministri Edi Rama. Kjo gjë është mohuar nga ministri Balla.
Avokati Mëngjesi, i cili mbron ndër të tjerë edhe ish-kryeministrin Sali Berisha ishte duke çuar fëmijën në kopësht kur u sulmua./tvklan.al