I arrestuari i hetuar për 2 ngjarje kriminale në të shkuarën
Personi që shihni në foto është Luçiano Deraj, i vënë në pranga nga Policia e Vlorës pas zbulimit të bazës së armatimeve në fshatin Babicë të qytetit bregdetar.
I arrestuari ishte në hetim nga Policia e Vlorës, për dy ngjarje regjistruara kohë më parë që dyshohet të jenë kryer për llogari të grupeve kriminale me arsenalin e armëve të sekuestruar.
“Nën hetim nga ana jonë për kryerjen e dy veprave të rënda penale të ndodhura disa kohë më parë në qytetin e Vlorës i cili posedonte një arsenal armësh, municione luftarake dhe lëndë shpërthyese për llogari të tij dhe personave të tretë, anëtar të një grupi kriminal në qytetin e Vlorës të cilit i atribuohen disa ngjarje kriminale”, tha drejtori i Policisë së Vlorës.
Mes armëve të sekuestruara ishin snajper, pistoleta, kallashnikovë, fishekë, maska, çifte, tritol, targa, radio-marrëse si ato të policisë të cilat janë çuar për ekzaminime.
“Të gjitha armët do t’i nënshtrohen ekspertizës dhe janë mostra për ADN-të dhe janë prova shkencore që do t’u nënshtrohen të gjitha balistike, teknike, ADN”.
Sakaq, policia njofton se vijojnë hetimet për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.
Tv Klan