Qyteti i ndërtuar gjatë komunizmit me spitale dhe furra
Në kthinën e këtij lokali në Kukës ndodhen një palë shkallë. Në pamje duken pa funksion dhe ashtu të harruara. Askush nuk e di se aty është njëra prej pesë hyrjeve më të rëndësishme të qytetit nëntokësor. Njërit prej vendstrehimeve më të mëdha në rajon, e i fortifikuar për t’u bërë ballë shpërthimeve atomike.
30 metra nën tokë është Kukësi i nëndheshëm. Shkallët në formë rrethore s’kanë të mbaruar në zbritje. Kryqëzime e tunele si një labirint. Inxhinier Fetiu ka qenë projektues edhe ndjekës i punimeve.
Për Kukësin nëntokësor është punuar gati 20 vite e shpenzuar miliarda.
Një spital për 300 shtretër, fabrika e prodhimit të bukës, hapësirat e tjera për vendkomanda e shumë zyra për administratën. Një pjesë e pallateve e ndërtuar në atë periudhë, i kanë në çdo shkallë portat e blinduara dhe tunelet hyrëse për në qytetin e nëndheshëm.
Pak kohë më parë mediat ndërkombëtare e renditën Shqipërinë pas SHBA dhe Zvicrës si vendi me sigurinë më të madhe për sulmet bërthamore dhe atomike, për shkak të vendstrehimeve të shumta të ndërtuara gjatë Luftës së Ftohtë.
Tv Klan