Aktiviteti diellor mund të influencojë tërmetet me magnitudë të lartë. Zbulimi mjaft i rëndësishëm shërben për të shpjeguar ato lëvizjë të tokës që kanë intensitet më të lartë dhe është një hap i rëndësishëm për të qenë më pranë mundësisë për t’i parashikuar.
Studiuesit e Universiteteve dhe Institutit të Gjeofizikës në Itali, kanë marrë në shqyrtim të gjitha statistikat e përftuara nga satelitët mbi aktivitetin diellor dhe ato të tërmeteve në Tokë, në 20 vitet e fundit.
Kërkimet janë përqëndruar mbi shpërthimet dhe rrezatimet e diellit, por edhe sasinë e protoneve që mbërrijnë në në planetin tonë.
Këto të fundit përdoren si parametër të intensitetit të aktivitetit diellor dhe sa më e lartë ka qenë dendësia dhe shpejtësia e tyre, përkon me një aktivitet më të lartë siszmik në shkallë globale.
Ky vrojtim është i pari që hedh dritë mbi një lidhje kaq direkte që mund të ekzistojë mes intensitetit të aktivitetit diellor, me lëkundjet në sipërfaqen e Tokës.
Sipas ekpertëve, që studimin e kanë publikuar në revistën shkencore ‘Nature’, fluksi i lartë i protoneve që mbërrin nga Dielli, prodhon shkarkime elektrike në pllakat e Tokës, ku elektriciteti transmetohet lehtësisht, dhe kjo ndikon në minerale të tilla si kuarzi, që duke u tkurrur dhe bymyer, shkaktojnë lëvizjen e pllakave tektonike që kanë presion të lartë. Kjo është arsyeja që mendohet se tërmetet e mëdha shkaktohen pothuajse gjithnjë pas një aktiviteti masiv solar.
Klan Plus