Një anije kozmike e NASA-s është duke u përpjekur të bëjë historinë, me afrimin më të madh me Diellin.

Kreu i shkencës në NASA, Nicola Fox u shpreh për BBC se për shekuj me radhë njerëzit kanë studiuar Diellin, por nuk e kanë përjetuar atmosferën e një vendi pa e vizituar më parë atë.

“Ne nuk mund ta përjetojmë një eksperiencë të tillë nëse nuk fluturojmë afër tij”, tha më tej Fox.

Sonda diellore Parker u lëshua në vitin 2018, duke u nisur drejt qendrës së sistemit diellor.

Siç raportohet nga brenda NASA-s, ajo e ka kaluar tashmë Diellin 21 herë, duke u afruar gjithnjë e më shumë.

Megjithatë, vizita në prag të Krishtlindjes është rekord. Në afrimin e saj më të afërt, sonda është 6.2 milionë kilometra larg nga sipërfaqja e Diellit.

Sonda do të duhet të durojë temperaturat prej 1,400 gradë Celsius dhe rrezatimin që mund të dëmtojë elektronikën në bord. A

Anija kozmike mbrohet nga një mburojë e trashë prej 11,5 cm e përbërë nga karboni, por taktika e anijes kozmike është të hyjë dhe të dalë shpejt. /tvklan.al