Kylie Jenner dhe Timothée Chalamet nuk e fshehin më romancën e tyre dhe “adhuruesit” tashmë i kanë të panumërt. Marrëdhënia e tyre është aq serioze, saqë Chalamet është shumë i afërt dhe me fëmijët e Kylie, vajzën Stormy dhe djalin Aire.

Burime për “Daily Mail” thonë se Chalamet ka hequr dorë edhe nga disa miq, vetëm për dashurinë ndaj saj.  Kjo sepse ata nuk donin që ai të bëhej pjesë e ‘klanit Kardashian’, me arsyetimin se industria e filmit nuk do e merrte më seriozisht.

Aktori i nominuar dy herë për Oscar, jo vetëm që nuk i dëgjoi, por ndërpreu çdo kontakt me ta.

Lidhja e tyre u zyrtarizua kur u shfaqën në Javën e Modës në Paris në vitin 2023, e prej atëherë nuk ngurrojnë të dalin kudo bashkë e të shkëmbejnë puthje e përqafime. Një tjetër burim për mediat e huaja thotë se “Ai është shumë i dashuruar me Kylie, por sikletoset disi në evente të tilla sepse e di që tanimë është në qendër të vëmendjes si kurrë më parë.”

Përpos këtyre, ka thashetheme se shumë shpejt ai mund t’i propozojë për martesë.

/tvklan.al