Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky zbarkoi në aeroportin Stansted të Londrës të shtunën për të marrë pjesë në një samit urgjent me liderët evropianë për të diskutuar përfundimin e luftës në Ukrainë.
Zelensky do të takohet me Kryeministrin britanik Keir Starmer të shtunën, përpara samitit me liderët europian që do të mbahet të dielën.
Të premten, takimi i Zelenskyt me Presidentin amerikan Trump në Washington përfundoi në katastrofë pasi të dy liderët u përplasën ashpër para mediave botërore në Shtëpinë e Bardhë.
Pas këtij debati, një zyrtar ukrainas tha se Zelensky foli në telefon me Presidentin francez Emmanuel Macron, Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Mark Rutte dhe Presidentin e Këshillit të BE-së Antonio Costa.
Tv Klan