Presidenti amerikan Donald Trump në një intervistë për Fox News ka dalë kundër idesë së përfshirjes në bisedime mes SHBA-ve dhe Rusisë të presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, duke e quajtur të panevojshme.

“Kam pasur diskutime shumë të mira me presidentin rus Vladimir Putin dhe nuk kam pasur diskutime aq të mira me Ukrainën. Ata nuk kanë asnjë karte në duar, por po luajnë lojë të fortë. Nuk do të lejojmë që kjo situatë të vazhdojë”, tha Trump.

Ndaj kreu i Shtëpisë së Bardhë e cilëson të panevojshme përfshirjen e presidentit ukrainas në tryezën e bisedimeve. Më herët Trump e sulmoi ashpër Zelenksy-n duke e cilësuar si një diktator të pazgjedhur, i cili ka përfituar me miliona dollarë nga Amerika.

Trump u pyet edhe për takimin e pritshëm me presidentit Macron dhe kryeministrin britanik Starmer, duke deklaruar se udhëheqësit evropianë nuk kanë bërë asgjë për dhënien fund të luftës Rusinë.

Tv Klan