Në samitin e Këshillit Europian në Bruksel ku ishte i ftuar, presidenti ukrainas Volodimir Zelenski bëri thirrje për njehsim të qëndrimeve për Ukrainën mes Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Europian, tani që rizgjedhja president e Donald Trump-it ka thelluar ndasitë mes aleatëve për këtë çështje.
“Vetëm së bashku, Shtetet e Bashkuara dhe Europa mund ta ndalin Putin-in dhe të ruajnë Ukrainën”.
Me forcimin e pozitave të rusëve në terren, e duke besuar se me Trump-in mund të arrijë një marrëveshje më të favorshme, presidenti rus Vladimir Putin tha në takimin e fundvitit me gazetarët në Moskë se është gati të bisedojë për fundin e luftës në Ukrainë me presidentin e zgjedhur amerikan.
Putin sfidoi amerikanët të venë në provë se aftësinë e sistemeve e tyre më të sofistikuara anti-raketë përballë raketave ruse Oreshnik.
“Të zgjedhin një objekt, le të themi në Kiev, të vendosin mbrojtjen e tyre ajrore atje dhe ne të godasim me raketa Oreshnik dhe të shohim çdo ndodhë”.
Për rënien e regjimit të Assad-it, Putin tha se rusët nuk kanë humbur në Siri dhe se udhëheqësve të rinj të Damaskut u ka propozuar që të lejojnë qëndrimin e bazave ushtarake të Rusisë. Shefi i Kremlinit dënoi marrjen nën kontroll të territoreve të demilitarizuara në lartësitë Golan nga Izraeli.
Tv Klan