Sulmuesi nuk ka të ngjarë që të jetë për takimin kundër Barçes, Zhang vendos të rinovojë me Skriniar

Periudha e rikuperimit të Romelu Lukakut do të zgjatet ende! Sulmuesi belg është në një gjendje më të mirë fizike, por vazhdon që të kryejë stërvitje të personalizuar, jashtë grupit

Kthimi me Romën përjashtohet për 29-vjeçarin, e vështirë që ai të jetë në fushë edhe kundër Barcelonës. Dhe kjo sepse 72 orë diferencë mes të dyja takimeve janë shumë pak që një futbollist të rikuperohet.

Objektivi do të jetë për të shtunën pasardhëse, në ndeshjen kundër Sasuolos në transfertë më 8 Tetor.

Ndërsa për përballjen e “Kamp Nout” 4 ditë më pas, Lukaku do të jetë i gatshëm për trajnerin Simone Inzagi.

I cili ndërkohë do të duhet që t’i besojë dyshes së sulmit Lautaro-Xheko. Lukaku ka qenë i padisponueshëm që nga 28 gushti kur u dëmtua në stërvitje në kofshën e majtë.

Ndërkohë presidenti Steven Zhang ka vendosur që të zgjasë kontatën me Milan Skriniarin, pavarësisht se klubi ka pasur një bilanc negativ. Për këtë arsye, ai ka hapur një shtim kapitali me vlerë 100 mln Euro në klubin zikaltër.

Mbrojtësi sllovak ka shfaqur vështirësi në sezonin e fundit, epo ashtu ka ngjalur pakënaqësi te tifozët.

Por numri 1 i klubit synon që ta mbajë në ekip, ndërsa PSG-ja është gati që të bëjë një foertë në janar. Kontrata lojtarit i përfundon në qershor.

Plani i Inteirt është që të rinovojë me 27 vjeçarin, e më pas në verë nuk e përjashton opsionin për ta shitur.

Klan News