Roma duket se është abonuar me humbjet në Serie A. Verdhekuqtë u mposhtën minimalisht nga Napoli, duke pësuar kështu disfatën e pestë në gjashtë ndeshjet e fundit.

Një gol i shënuar nga Lukaku në minutën e 54-t, i prishi debutimin trajnerit Claudio Ranieri, që rikthehet për herë të tretë në histori te Roma.

Ishte një ndeshje që për shumicën e kohës foli për ekipin e Conte-s, që ishte dominues në fushë.

Me këtë fitore, Napoli rikthehet në krye me 29 pikë, ndërsa Roma mban vendin e 12-të me 13 pikë. /tvklan.al