Napoli triumfoi pastër me rezultatin 3-0 ndaj Fiorentinës, në ndeshjen e vlefshme për javën e 19-të në Serie A.
Skuadra e drejtuar nga Antonio Conte ishte dominuese gjatë gjithë takimit dhe u shpërblye me tre pikë të arta, që e dërgojnë në krye të renditjes.
David Neres zhbllokoi sfidën në minutën e 29-të, rezultat me të cilin u mbyll pjesa e parë. Në fraksionin e dytë, miqtë gjetën edhe dy gola të tjerë.
Lukaku dyfishoi shifrat me një penallti në minutën e 54-t, ndërsa McTominay vulosi takimin me golin e tij në minutën e 68-të.
Me këtë sukses, Napoli merr përkohësisht vendin e parë në renditje me 44 pikë, në pritje të ndeshjeve të rivalëve. Ndërkohë Fiorentina mbetet në vendin e gjashtë me 32 pikë. /tvklan.al