Chelsea dhe Napoli janë pranë një marrëveshje, për një shkëmbim të rëndësishëm në këtë merkato vere.

Klubi londinez prej kohësh është në kërkim të një sulmuesi dhe pëlqehet shumë, Victor Osimhen. Nigeriani ka kërkuar largimin nga Napoli dhe është në pritje për të mësuar të ardhmen e tij.

Klubi italian kërkon të përfitojë nga kjo situatë dhe sipas “The Sun”, ka propozuar një shkëmbim interesant.

Napoli kërkon sulmuesin Romelu Lukaku, mesfushorin Cesare Casadei dhe 45 milionë euro nga Chelsea, për të lënë të lirë sulmuesin Osimhen.

Palët janë në bisedime dhe nuk përjashtohet arritja e një marrëveshje. Giovanni Mana, drejtori sportiv i Napolit, ishte në Londër për bisedime me Chelsea-n mbi një shkëmbim të mundshëm. Ai ka punuar gjithashtu për lëvizjet e mundshme për Scott McTominay të Manchester United dhe Billy Gilmour të Brighton. /tvklan.al