“Love Story 2” që transmetohet në Televizionin Klan ka nisur rrugëtimin që prej një jave. Publiku është njohur me protagonistët e formatit të dashurisë dhe po ashtu edhe ato me njëri-tjetrin.

Një ndër fronistet e “Love Story 2”, Daniela, ka bërë zgjedhjen e saj dhe mundësinë për takimin e parë ia ka dhënë Frankos.

 Ky takim ka bërë që dyshja të prezantohen më mirë më njëri tjetrin duke dhënë disa detaje në lidhje me jetën e tyre personale.

Ka qenë rrëfimi i Danielës ai që ka prekur Frankon dhe të gjithë publikun pasi ka treguar se ka humbur vëllain në moshë shumë të vogël. Fronistja po ashtu ka zbuluar se më parpara ka qenë në një lidhje të gjatë që ka zgjatur për 7 vite.  

Daniela: Vendosa që të bëjmë një takim sot sepse dua të të njoh ashtu siç në të vërtetë je.

Franko: Edhe mua më pëlqeu ky vendi këtu, por kam zgjedhur një surprizë për ty. Është një trëndafil që ka diçka speciale brenda  (një byzylyk).

Daniela: Kam zgjedhur që të jem poshtë kësaj arre që për mua është si një pemë jete.

Franko: Gëzuar për këtë surprizë të bukur dhe takimin tonë të parë.

Daniela: Dua të të njoh pak më shumë, më trego pak për veten, a ke pasur një lidhje më përpara?

Franko: Kam pasur një lidhje serioze, jetonim jashtë shtetit dhe normalisht që u ndamë sepse distanca…

Daniela: Kam pasur një lidhje serioze shumë të gjatë, familjare, gjë që e kam përjetuar tmerrësisht shumë. Zgjati 7 vite. Një ndër shkaqet që më ka bërë të vuaj akoma më shumë sepse ai person në momentin e ndarjes më ka kujtuar edhe familjen… Kjo Daniela që sheh ti këtu, kaq e fortë, kaq e egër, i ka të gjitha fasada për të mbuluar dhimbjen e mos ta shfaqur kurrë. Unë kam humbur vëllain, kam humbur mamin në një moshë shumë të vogël, kam qenë vetëm 7 vjeç. Kam humbur gjysmën e shpirtit.

Ta ndryshojmë pak temën e të bëjmë gëzuar! Sa vjeç e ke dhënë puthjen e parë?

Franko: Në moshën 14 vjeç e gjysëm.

Daniela: Edhe virgjërinë pas kësaj puthje?

Franko: Normalisht… Po për ty?

Daniela: Unë kam qenë 17 vjeç kur kam dhënë puthjen e parë.

Franko: Si u ndjeve, e mban mend?

Daniela: E mbaj mend, edhe ty të të puth për herë të parë sot do të ndjej të njëjtin emocion. Unë t’u ofrova për të më puthur, edhe ti më puthe në qafë

Franko: Ashtu e ndjeva.

Daniela: Më pëlqen shumë tipi jot./tvklan.al