“Opinion” në Tv Klan i është dedikuar zgjedhjeve të 3 Korrikut 2005 me një seri emisionesh të përnatshme. Në këto emisione janë trajtuar tema të ndryshme dhe janë shpalosur platformat e partive të ndryshme. Integrimi i Shqipërisë në BE ishte tema e radhës dhe për të diskutuar lidhur me të ishin të ftuar në studio Ermelinda Meksi kandidate për deputete e PS, Genc Pollo kryetar i PDR, Genc Ruli kandidat për deputet i PD, Skënder Gjinushi kryetar i PSD dhe në lidhje direkte Edmond Haxhinasto përfaqësues i LSI.
Edhe pse është diskutuar gjatë integrimi i Shqipërisë në BE vijon të mbetet një temë që nuk ka dhënë rezultat.
“Është shumë e rëndësishme të shikojmë progresin e bërë në aspektin e integrimit të Shqipërisë në BE”, tha Meksi.
Ndërkohë Ruli e quajti integrimin në BE një proces të ngrirë për shkak të politikës./tvklan.al