Vijojnë në “Opinion” puntatat speciale dedikuar zgjedhjeve të 3 Korrikut. Tema e sotme është nga më të rëndësishmet dhe ka të bëjë me respektimin etik të fushatës dhe luftës përmes spoteve televizive. Duket se në këto zgjedhje “lufta” televizive ndryshe nga herë të tjera ka marrë një rëndësi shumë të madhe dhe po orienton fushatën politike.
Për të diskutuar lidhur me këtë temë ishin të ftuar në studio Besnik Mustafaj përfaqësues i PD, Ylli Pango përfaqësues i PD, Skënder Gjinushi kryetar i PSD, Namik Dokle përfaqësues i PS.
Gjatë emisionit të ftuarit u shprehën se pavarësisht tejkalimeve të vogla fushata vlerësohet si normale.
“Në fund të fundit fushata është qëllimi për të arritur sa më shumë elektorat dhe çdo parti ka taktikat e veta për të ruajtur elektoratin që kanë dhe për ta shtuar atë”, tha Dokle./tvklan.al