Edmond Haxhinasto: “Dëshiroj të bëj publik vendimin e LSI-së për të konkurruar e vetme me kandidatët e saj në zgjedhjet e pjesshme të 15 Nëntorit. Ky vendim i LSI-së nuk cenon aspak koalicionin qeverisës për integrimin evropian, natyrisht ky vendim i LSI-së nuk do të ishte marr nëse PS-ja, lidershipi i PS-së do të respektonin mandatin e tyre politik dhe opozitar që i dhanë zgjedhësit më 28 qershor. Gjithashtu nëse axhenda e lidershipit të PS-s, agjenda personale e lidershipit të PS-së nuk do të përdorej për të shkatërruar funksionimin normal të sistemit tonë demokratik.”/tvklan.al