Edmond Haxhinasto: “Ligjet nuk përmirësohen duke bërtitur nga rruga dhe as duke hedhur shashka politike. Angazhimi apo tërheqja para një përgjegjësie të tillë do tregojë më së miri se cilat janë motivet e vërteta të opozitës, pra përsosja e standardeve të zgjedhjeve apo provokimi i krizave politike. Lëvizja Socialiste për Integrim ka filluar punën për përgatitjen e një platforme për përmirësimin e kodit zgjedhor duke riparuar defektet e vëna re në zgjedhjet e vitit 2009, si dhe duke pasur parasysh të gjithë rekomandimet e OSBE-ODHIR-it në raportin e saj përfundimtar për ato zgjedhje”./tvklan.al