Efekti i zgjedhjeve nuk mund të linte pa ndikuar edhe në ekonominë e vendit. Në një raport të Bankës së Shqipërisë, në bashkëpunim me Komisionin Europian, vërehet se besimi i bizneseve dhe konsumatorit ne ekonomi gjatë periudhës prill – qershor, ka qënë më i ulëti në harkun kohor të një viti.
Periudha parazgjedhore ka prekur negativisht dy nga sektorët më të rëndësishëm në ekonominë tonë, të cilët mbajnë numrin më të lartë të të punësuarve. Goditjen më të madhe në e ka marrë dega e shërbimeve, aktiviteti i së cilës është ulur -18 pikë përqindje, ndërsa tregtia ka rënë me 3.9 pikë përqindje.
Në të dy këta sektorë raportohet një prirje frenuese e sipërmarrësve si për të bërë investime të reja ashtu edhe në pritshmëritë që kanë shtimin e shitjeve dhe hapjen e vendeve të reja të punës.
Pavarësisht kësaj, në raportin e Vrojtimit të Biznesit dhe Konsumatorit, Banka Qëndrore thotë se sektori i industrisë dhe ndërtimit kanë treguar një ecuri të qëndrueshme. Kjo kategori ndërmarrjesh kanë deklaruar përmirësim të gjendjes financiare për shkak të lidhjes së kontratave të reja.
TV KLAN