Në të parën mbledhje të Kryesisë si kryetare e LSI Monika Kryemadhi deklaron se do të bashkëpunojë me çdo forcë politike për të bërë një opozitë të fortë qeverisë Rama, të cilin e akuzon se shtrëmbëroi vullnetin e shqiptarëve përmes manipulimit të zgjedhjeve të 25 qershorit.
“Ne do të bashkëpunojmë me çdo forcë dhe organizatë që e do demokracinë”
, tha kryetarja e LSI.
Sipas Kryemadhit, LSI do të vazhdojë të mbledhë fakte që tregojnë se mazhoranca e Edi Ramës është fiktive.
“Mazhoranca e zgjedhjeve të 25 qershorit është fiktive përmes procesit të manipuluar. Vota e lirë është goditur rëndë në mënyrë të strukturuar kriminale në të gjithë vendin, ndaj kërkoj angazhimin maksimal për t’iu përgjigjur këtij momenti dhe përgjegjësisë politike më të madhe që LSI ka pasur ndonjëherë. LSI do të vazhdojë me evidentimin e farsës së 25 qershorit, detyrë që do të mbetet prioritet pasi opinioni minutë pas minute po njihet me fakte të reja të grabitjes së 25 qershorit”,
u shpreh Kryemadhi.
Kryesia e LSI mori vendimin për të zgjedhur ish-kryetari Petrit Vasili për kryetar të grupit parlamentar, detyrë që ai e kërkoi vetë pas dorëheqjes.
/tvklan.al