Sekretari për Organizimin e Zgjedhjeve në Partinë Socialiste, Bashkim Fino ka deklaruar se PS ka marrë më pak vota në krahasim me zgjedhjet e 2013-ës në disa zona.

Gjatë fjalës së tij në Asamblenë e PS, Fino u shpreh se janë 120 njësi ku u morën më pak vota se 4 vite më parë.

“Kemi dalë dobët në 120 njësi, kemi marrë më pak vota se sa morëm në 2013. Krahasimi bëhet me PS dhe jo me PD e LSI. Ndërkohë, kemi 1050 organizata socialiste që kanë dalë më dobët se në vitin 2013. Do t’i kërkoj angazhimin maksimal anëtarëve të Asamblesë Kombëtare që të marrin pjesë në mënyrë të organizuar dhe jo në mënyrë fiktive”

, theksoi Fino.

Deputeti i Partisë Socialiste kërkoi që brenda 100 ditëve të japin dorëheqjen kryetarët e degëve të PS aty ku pati rënie votash dhe që kanë një mandat tjetër në njësitë qëndrore. /

tvklan.al