Kolegji Zgjedhor i Gjykatës Administrative të Apelit Tiranë ka rrëzuar kërkesën e opozitës për zgjedhjet në Himarë, duke njohur përfundimisht Vangjel Tavon si kryebashkiak.

Koalicioni “Bashkë Fitojmë” dhe PDBNJ kërkuan pavlefshmërinë e zgjedhjeve në Bashkinë e Himarës të mbajtura më 4 Gusht 2024.

Me vendim unanim, Kolegji Zgjedhor e rrëzoi kërkesën e opozitës. Vendimi është i formës së prerë, çka i hap rrugën Vangjel Tavos që të betohet si kryebashkiak i Himarës.

Vangjel Tavo fitoi me 1477 vota diferencë përballë kandidatit të opozitës Petro Gjikuria.

/tvklan.al