Të gjithë qytetarët e Kosovës mbi 18 vjeç dhe që kanë shprehur interes për të marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare të këtij viti do të mund të votojnë duke filluar që nga kjo e enjte.

Votimi i tyre do të bëhet me postë, dhe votat e tyre do të numërohen vetëm pasi të jenë mbajtur zgjedhjet parlamentare të 9 Shkurtit.

Ndërkohë që në bazë të Kushtetutës dhe ligjit zgjedhor, duke nisur nga kjo e shtunë partitë politike mund të nisin zyrtarisht fushatën elektorale.

Këtë të hënë Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve hodhi shortin për renditjen e subjekteve politike në fletën e votimit për zgjedhjet e 9 Shkurtit.

Tv Klan