PDK-ja doli fituese në Prizren dhe Lipjan ku u votua të dielën. Në bazë të rezultateve jo përfundimtare të shpallura nga KQZ. Në Prizren kandidati i PDK Ramadan Muja arriti të marrë 30 mijë e 125 vota apo 53.2%, kundër atij të LDK-së Hanifi Muharremi që grumbulloi 26 mijë 493 vota apo 46.8 % të totalit të tyre.

Edhe në Lipjan kandidati i PDK-së Shkuri Muja doli i pari me 53.7 % që bëjnë 14 mijë e 209 vota, përballë Imri Ahmetit të LDK-së me 46.3% apo 12 mijë e 261 vota.

Këto rezultate KQZ-ja i publikoi në orët e para të ditës së hënë, kurse rezultati final pritet të dihet pas numërimit të votave … nga të dyja komunat. Që do të bëhet në qendrën e numërimit dhe rezultateve.

Në Prizren pjesëmarrja ishte nën 50%, saktësisht 43.3, ndërsa në Lipjan votuan më shumë se gjysma e qytetarëve me të drejtë vote, gjithsej 57.1 %. KQZ-ja e ka vlerësuar si pozitive për përsëritjen e raundit të dytë në këto dy komuna meqë nuk ka pasur incidente që do të dëmtonin imazhin e këtij procesi./tvklan.al