Nuk prishet koalicioni qeveritar ndërmjet PDK-së dhe e LDK-së. PDK-ja bëri të ditur sot nëpërmjet një komunikate se marrëveshja e saj politike me LDK-në është stabile dhe e pacenueshme.
Një deklarim i tillë i partisë së kryeministrit Hashim Thaçi vjen vetëm 10 orë pas deklaratës së mëhershme të zëvendësit të tij Hajredin Kuqi.
Bërë pas një mbledhje të jashtëzakonshme të partisë së PDK ka vendosur të rishqyrtojë dhe riformatizojë koalicionin në nivel qendror.
E njëjta fjali u transmetua edhe nëpërmjet një kumtese shtypi ku thuhej se takimet konsultative do të vazhdojë edhe gjatë ditës së sotme, deri në marrjen e një vendimi definitiv.
Ndërkaq në mëngjes kjo parti njoftoi se partneriteti i koalicionit në nivel qendror mbetet i konsoliduar dhe i pacenueshëm e funksional.
Në pajtim me kushtetutën dhe ligjet e republikës së Kosovës dhe marrëveshjen e koalicionit deri në zgjedhjet nacionale të vitit 2011.
Zgjedhjet lokale të 15 Nëntorit të lira dhe demokratike dhe me gjithë përfshirje nuk do të mund të ndikohen në funksionimin e mirë të institucioneve qendrore, parlamentit, presidentit dhe qeverisë së Republikës së Kosovës u tha në këtë kumtesë.
Aty PDK-ja arsyeton vazhdimin e koalicionit me përkushtimin e kësaj partie ndaj filozofisë së shtet ndërtimit dhe unitetit në prag të procesit në gjykatën ndërkombëtare të drejtësisë dhe pritjes së njohjeve të reja dhe proceseve integruese e euroatlantike./tvklan.al