Në ditën e zgjedhjeve presidenciale dhe lokale më 22 mars, gatishmëria e policisë në Maqedoni do të jetë në nivelin më të lartë për të minimizuar çfarëdolloj mundësie për incidente zgjedhore, paralajmëroi sot Ministrja e Punëve të Brendshme të Maqedonisë, Gordana Jankuloska, duke prezantuar planin operativ policor të quajtur zgjedhje 2009.

Gordana Jankuloska: “Prezenca e shtuar e policisë posaçërisht është paraparë në vendet në të cilat në të kaluarën janë vërejtur incidente. Në rast nevoje për sigurimin e zgjedhjeve do të aktivizohet dhe policia kufitare, policia rrugore si dhe njësitë speciale të policisë”.

Jankuloska apelojë te partitë politike dhe te qytetarët që më 22 mars të dëshmojnë se Maqedonia mund të jetë pjesë e BE dhe NATO-s. Ajo shpreh kënaqësinë e vet që deri tani nuk është shënuar ndonjë incident serioz parazgjedhor, mbajtja e zgjedhjeve .. demokratike më 22 mars ka rëndësi të madhe për ardhmërinë demokratike të Maqedonisë.

Policia nuk do toleroj askënd që synon të pengoj qytetarët ta shprehin lirshëm vullnetin e tyre, pa marrë parasysh nëse bëhet fjalë për ndonjë anëtarë të ndonjë partie apo për kriminel ordinar. Policët do të jenë prezent në të gjitha vendvotimet. Ditën e zgjedhjeve policët që sigurojnë procesin zgjedhor do të mbajnë uniforma që dallojnë nga uniforma të zakonshëm. Të dyshuarit eventual për pjesëmarrje në parregullsi zgjedhore do ta arrestojnë dhe do ta gjykojnë me procedurë të shpejt./tvklan.al

Nga Shkupi për TV Klan Isen Saliu.