Kryeministri Edi Rama ka dhënë një mesazh për kryetarët e atyre bashkive të opozitës që do të tentojnë të pengojnë procesin zgjedhor, duke u kujtuar Kodin Penal.
Duke iu referuar incidenteve të dhunshme që ndodhën në KZAZ nr.6 në Bashkinë e Vaut të Dejës, Rama thotë se krimet zgjedhore nuk do të lihen pa u ndëshkuar.
“Çdo kryebashkiak që merret me brava shkollash të caktuara si qendra votimi, në përpjekjen harbute dhe qesharake, për të penguar zgjedhjet me dyer të mbyllura me çelësa marrëzie, bën mirë të lexojë Kodin Penal për krimet zgjedhore e të heqë dorë sa pa rënë në dorën e drejtësisë. Askush tjetër përveç katër të marrëve që i udhëheqin, s’u ka faj kryebashkiakëve të opozitës për largimin nga gara zgjedhore, ndaj ata le të merren me hapjen e dyerve të partive përkatëse, jo të marrin në qafë veten e punonjësit e tyre, duke u kthyer në të pandehur për dyert e QV“, shkruan Kryeministri Edi Rama në Twitter. /tvklan.al