Një grua nga Emiratet e Bashkuara Arabe, e cila u plagos rëndë në një aksident automobilistik në vitin 1991 është zgjuar nga koma 27-vjeçare. Munira Abdulla, ishte 32 vjeç në kohën kur ndodhi aksidentit. Ajo pësoi një dëmtim të rëndë të trurit pasi makina me të cilën po udhëtonte u përplas me një autobus, teksa ishte duke çuar djalin e saj në shkollë. Omar Webair, i cili ishte katër vjeç, ishte ulur në pjesën e prapme të automjetit me të, por fatmirësisht nuk pësoi asnjë problem.

Por, vitin e kaluar pas një rehabilitimi në Gjermani, ajo nisi të belbëzonte fjalë dhe përpiqej të thërrizte djalin e saj Omarin, teksa i dëgjonte zërin në dhomën e saj të spitalit. Omar në një intervistë për “The Nationa” në Emiratet e Bashkuara Arabe ka rrëfyer të gjithë gëzimin që ka përjetuar kur ka dëgjuar pas shumë vitesh zërin e nënës së tij.

Ka qenë ai që ë ka bërë të ditur lajmin në mediat vendase me qëllimin për të thënë se shpresa nuk duhet humbur kurrë.

“Arsyeja që tregova për historinë e saj është t’u tregoj njerëzve që të mos e humbasin shpresën për të dashurit e tyre, mos i konsideroni të vdekur kur ata janë në një gjendje të tillë. Nëna ime ishte ulur me mua në sedilien e pasme dhe në momentin që pa se autobusi po drejtohej drejt nesh ajo më mori përpara dhe më përqafoi për të më mbrojtur”

ka rrëfyer ai.

Në vitin 2017, familjes iu dha një grant qeveritar në Abu Dhabi, që zonja Abdulla të transferohej në Gjermani. Atje, ajo iu nënshtrua një numër operacionesh si dhe një sërë ilaçesh për të përmirësuar gjendjen duke përfshirë edhe zgjimin e saj.

Pas operimit, ajo filloi që të lëshojë zëra të çuditshëm, e pas tre dite filloi që të thërriste djalin e saj në emër.

“Ishte ajo, po thërriste emrin tim, fluturova nga gëzimi, me vite e kisha ëndërruar këtë moment, dhe emri im është e para fjalë që ajo e tha”

u shpreh i biri i saj, Omari. Tani ajo është kthyer në Abu Dhabi, ku po u nënshtrohet fizioterapive dhe rehabilitim të mëtejshëm, kryesisht për të përmirësuar qëndrimin e saj kur ulet, shkruan BBC.

tvklan.al