Gjendja e kreut të opozitës ruse, Alekesi Navalny, vijonë të jetë shqetësuese. Pas kërkesave të shumta të familjes dhe mbështësve të tij ai u transferua në spitalin Charite të Berlinit të Shtunën.

Fluturimi pasoi një bllokim 12-orësh në një spital në qytetin Siberian të Omsk pasi mjekët nuk pranuan të lëshojnë Navalny për një transferim jashtë vendit, duke thënë se ai ishte shumë i sëmurë për të lëvizur dhe se i rrezikohej jeta.

Kritiku më i madh i Putin, vijojn luftën me vdekjen ndërkohëq ë nuk ka end enjë diagnozë të saktë se çfarë i ndodhi që ai ra në gjendje kome. Përkrahësit e Navalny kanë akuzuar spitalin Omsk për rrezikimin e jetës së tij duke vonuar transportin e tij dhe pretenduan se mjekët ishin nën presionin e qeverisë për të mbuluar të gjitha provat e një sulmi. Zyrtarët në Omsk thanë të Shtunën se testet nuk tregojnë se ai ishte helmuar.

Ndërkohë që mjekët gjermanë janë duke bërë testime dhe më pas do të bëjnë një deklaratë zyrtare për diagnozën dhe gjendjen e tij shëndetësore. Spitali i Berlinit më parë trajtoi një disident tjetër rus, Pyotr Verzilov, për një helmim të dyshuar në vitin 2018.

Në një intervistë, për tha Guardian Verzilov tha se simptomat e Navalny dukeshin se ishin “krejt të ngjashme me të tijat”. Dhe ai shpreson se ai do të bëhet më mirë. Navalny u sëmur të enjten pasi hipi në një fluturim në Tomsk ku kishte takuar aktivistë dhe vullnetarë përpara zgjedhjeve lokale muajin e ardhshëm.

Klan Plus