Verën e kaluar, “Ylli i Popit” Madonna përjetoi përvojën më të frikshme të jetës së saj. Ajo ra në koma pas një infeksioni të rëndë bakterial.
65 vjeçarja u dërgua me urgjencë në spital Qershorin e kaluar dhe u detyrua të shtyjë turin muzikor në Amerikën e Veriut, i cili do shënonte dhe 40 vjetorin e karrierës së saj. Në një intervistë për mediat e huaja, këngëtarja thotë se ai moment ishte një “suprizë tronditëse”, duke falenderuar mjekun që u kujdes për të David Agus.
“Nuk ecja dot nga shtrati im deri në tualet. Çdo dy ditë telefonoja mjekun sepse nuk kisha pikë energjie, doja t’u kthehesha sërish turneve. Ai më rekomandonte të dilja në diell pasi kisha nevojë për vitaminë D dhe veshkat e mia kishin disa probleme”, shprehet ajo.
Pas këtyre ditëve të vështira, Madonna kaloi në koma për 4 ditë.
“Kur u zgjova, fjala e parë që thashë ishte Jo! Dhe jam shumë e sigurt se Zoti po më thoshte, ti dëshiron të vish me ne? Ti dëshiron të vish me mua? Dëshiron të shkosh në këtë rrugë? Dhe unë thashë “jo, jo”, rrëfehet më tej.
Duke kujtuar edhe momentet e rikuperimit, ajo shton: Ishte e çuditshme të mos kisha më kontroll mbi veten, ishte një mësim.
Madonna gjithashtu falenderoi 6 fëmijët e saj për mbështetjen gjatë kohës që ajo ishte e sëmurë./tvklan.al