Hakim Ziyech ka shpërthyer ndaj klubit turk te Galatasaray-t dhe trajnerit Okan Buruk. Këtë të fundit, sulmuesi e quajti si trajneri më i dobët që ka parë në jetë.

Marokeni ka vendosur të largohet në merkaton e Janarit, duke thënë se është penduar që u transferua te Galatasaray.

“I kam njoftuar drejtuesit e Galatasaray-t se do të largohem në Janar. Nuk më pyesin për asgjë. Bëj atë që dua unë. Nuk kam takuar asnjëherë në jetë një trajner kaq të dobët sa Okan Buruk. Jam penduar që kam ardhur këtu. Nuk me intereson edhe nëse e fitojnë titullin kampion”, u shpreh Ziyech.

31-vjeçari është pjesë e skuadrës turke nga vera e vitit 2023, ndërsa këtë sezon numëron 11 ndeshje të luajtura, ku ka shënuar edhe një gol. /tvklan.al