Një zjarr i madh ka rënë në fshatin Topullaraj të Gjirokastrës mbrëmjen e kësaj të diele.
Zjarri ka marrë përmasa të mëdha për shkak të erës dhe përparon drejt fshatrave Arshi Lengo dhe Asim Zeneli.
Forcat zjarrfikëse janë në terren duke luftuar me flakët e zjarrit.
Ndërkohë në ndihmë të tyre pritet të shkojnë zjarrfikëse edhe nga Bashkitë Dropull, Tepelenë, Memaliaj dhe Këlcyrë.
/tvklan.al