Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë mbremjen e sotme në zonën e Torovicës në Lezhë. Forcat zjarrfikëse ndodhen në zonë, por për shkak të terrenit, ndërhyrja me mjetet zjarrfikëse është e pamundur.
Nga raportimet në terren bëhet me dije se aktualisht nuk ka banesa që rrezikohen, por në rast se nuk ndërhyhet situata mund të përkeqësohet në orët në vazhdim dhe rreziku për banorët është edhe më i madh.
Aktualisht punonjësit zjarrfikës po mbajnë në monitorim situatën.
/tvklan.al