Qielli i agimit i përflakur në Los Angeles, ndërsa tre vatra zjarri kanë dalë jashtë kontrollit. Të paktën dy vetë u vranë pasi një vatër zjarresh u rrit shpejt. Zjarret kanë shkatërruar qindra ndërtesa, djegur shpatet e kodrave dhe detyruan autoritetet të urdhërojnë evakuimin e mbi 70,000 vetëve nga shtëpitë. Erërat e forta po pengojnë përpjekjet e zjarrfikësve dhe po nxisnin zjarret.
Sipas shefit të zjarrfikësve të kontesë së Los Angeles, Anthony Marrone, mbi 1000 struktura janë shkatërruar. “Qarku i Los Angeles dhe të 29 departamentet zjarrfikëse nuk janë të përgatitur për këtë lloj fatkeqësie. Nuk ka zjarrfikës mjaftueshëm për të adresuar katër vatra të veçanta zjarri të kësaj magnitude.”
Një banore dhe sipërmarrëse vendase në zonën Palisades të Los Angeles u shpreh e tronditur teksa pa dëmin e shkaktuar. “Është Harmagedon. Më duket sikur po kaloj nëpër një zonë lufte tani, nuk fare çfarë të them. Jam pa fjalë. Jam e tronditur. Jam shumë e trishtuar për komunitetin tonë të shkatërruar. Humbëm 600 shtëpi, njëra prej të cilave ishte e imja dhe tani nuk e di as ku do të strehohemi.”
Zjarri më i madh është regjistruan në një sipërfaqe prej mbi 5000 hektarësh në lagjen piktoreske Palisades në perëndim të Los Angeles midis plazheve Santa Monica dhe Malibu. Këtu banojnë shumë yje të filmit, televizionit dhe muzikës. Vatra e zjarrit në Eaton është rritur mbi 2,000 hektarë. Këtu janë raportuar dy viktima.
Zjarri Hurst, në luginën San Fernando në veriperëndim të Los Angeles, është zgjeruar në një sipërfaqe prej rreth 500 hektarësh. Të tria vatrat janë jashtë kontrollit. Një vatër e katërt në Woodley është “më e vogël”.
Shumë qytetarë janë plagosur në zonat ku nuk është urdhëruar evakuimi. Zyrtarët paralajmëruan se erërat e forta parashikohet të vazhdojnë gjatë gjithë ditës.
Klan News