Ndryshe nga një ditë më parë, situata nga zjarret në Dropull dhe në Finiq paraqitet e qetë. Flakët janë vënë nën kontroll në zonat që paraqisnin rrezikshmëri.
Gazetarja Dorina Muhaj raportoi për Klan News se mëngjesin e sotëm mbërritën dy avionë nga Greqia që kanë bërë të mundur shuarjen e zjarrit.
Aktualisht qëndron e ndezur një vatër zjarri pranë fshatit Sofratik, por që nuk përbën problem. Ditën e sotme edhe banorët e Kardhikaqit janë më të qetë pasi flakët që u rrezikuan banesat u shuan.
Megjithatë dëmi që zjarri la pas është i konsiderueshëm pasi janë djegur ullinj dhe pemë frutore. Për të vlerësuar dëmtimet janë ngritur dy grupe në Finiq dhe Dropull që do të hartojnë raporte mbi dëmet e shkaktuara./tvklan.al