Lajme Arkiva 2003

Pas mbledhjes së Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara kryeministri i Serbisë Zoran Zivkovic ka vënë në dukje se politikanët shqiptar të Kosovës reaguan në mënyrë kritike ndaj ofertës së tij për pjesëmarrjen e ushtrisë së Serbisë dhe Malit të Zi në misionet paqësore, por e kanë kuptuar mirë sipas tij, se kjo rrugë sjell kthimin e ushtrisë dhe policisë serbe në Kosovë.

Kryeministri serb ka hedhur poshtë mundësinë që Beogradi ta njoh pavarësinë e Kosovës nëse ky do të ishte kusht për pranimin në Bashkimin Evropian. Zoran Zivkovic vlerësoi që për herë të parë pas 12 vjetësh këshilli i sigurimit të OKB-së dëgjoi mesazhet e qeverisë serbe pa dominimin e qëndrimit të politikanëve shqiptare./tvklan.al