Me kërcënimin e agresionit rus që shkon përtej pushtimit të Ukrainës, Zvicra neutrale po planifikon të shpenzojë miliona Dollarë për të rinovuar bunkeret.
Falë një ligji të vitit 1963, Zvicra është edhe përpara Gjermanisë pasi kërkon që bunkeret të vihen në dispozicion për miliona banorë të saj. Këto hapësira kanë të drejtë t’i aksesojnë edhe refugjatë për t’i mbrojtur ata nga bombat bërthamore në rast të një sulmi.
Qeveria do të investojë rreth 250 milionë Dollarë për të përmirësuar hapësirat e vjetëruara. Shumë nga 370,000 bunkerët e Zvicrës tani janë dhoma magazinimi ose bodrume vere. Po kështu, shumë të tjerë ndodhen në gjendje të mjeruar për shkak të mospërdorimit gjatë viteve.
Në fshatin Bercher në kantonin Vaud, oficerët e mbrojtjes civile inspektuan një bunker në një bllok apartamentesh si pjesë e një kontrolli të detyrueshëm 10-vjeçar.
“Në Zvicër sot, ne kemi godina që ndërtohen, të tjera që prishen. Duhet t’i mirëmbajmë këto struktura dhe të krijojmë të reja. Në vitet e ardhshme, Konfederata dëshiron të heqë disa nga rregullat aktuale dhe të investoje tek strehimoret më të vjetra, ato që janë mbi 40-vjeçare”.
Njëri prej oficerëve të mbrojtjes civile përpiqet të shtyjë derën e bunkerit për ta mbyllur, por ajo nuk lëviz.
Zyrtarët lokalë thone se bunkerët nuk ishin një prioritet më përpara. Por vitet e fundit, konfliktet globale dhe ndryshimet në politikat energjetike të vendit kanë ndryshuar prioritetet e njerëzve.
“Gjendja e vendit nuk është realisht prioritet për njerëzit. Ajo që ata duan të dinë është se ku është vendi i tyre në një strehë. Kjo është diçka që e ndeshim më shpesh”.
Louis-Henri Delarageaz, komandanti i mbrojtjes civile për kantonin Vaud, thotë se zyra e tij pret çdo ditë telefonata nga njerëz që janë të interesuar të dinë për vendstrehimet pasi Rusia nisi agresionin në Ukrainë.
“Nuk mund të themi se jemi bërë shumë të dobët, por situata ka ndryshuar. Sot gjendja në Europë është më pak e qëndrueshme se në të kaluarën. Në fillim të viteve 1990-2000, mund të thonim me njëfarë sigurie se nuk do të kishte luftë në Evropë në 10-15 vitet e ardhshme. Lufta në Ukrainë tregon të kundërtën. Kjo nuk do të thotë se ne po përgatitemi për një konflikt, por kemi vendstrehime qe duhet t’i mirëmbajmë dhe të sigurohemi që ato të jenë funksionale. Urojmë që mos të kemi nevojë që t’i përdorim ndonjëherë”.
Pranë zyrës së tij është një nga 350 strehimoret e kantonit, e mirëmbajtur me krevate marinari dhe tualete.
Aty pranë është një qendër komandimi nëntokësore, një spital nëntokësor me një “
“Strehëzat janë një trashëgimi nga Lufta e Ftohtë. Edhe politikanët po pyesnin nëse duhet t’i ruanim ato vendstrehime pasi popullatës nuk i interesonte më. Kërkon para edhe për të ndërtuar diçka të tillë. Por me luftën në Ukrainë, krejt papritur na është shfaqur fantazma e konfliktit të armatosur. Menjëherë nisi kërkimi i njerëzve dhe interesimi i tyre për të ditur se ku ishin vendstrehimet dhe shoqëroheshin me pyetje te tilla ‘Ku kam një vend?’, ‘A është gati streha ime”?
Zvicra ka qëndruar neutrale në ndryshim nga vendet e huaja në këtë periudhë konfliktesh globale.
“Ekziston një fjalë e urtë latine që thotë: “Nëse do paqe, përgatitu për luftë”. Neutraliteti në Zvicër është neutralitet ushtarak, nuk do të thotë se nuk kemi ushtri, se nuk jemi gati dhe se nuk mund të mbrohemi. Ne kemi për detyrë të mbrojmë njerëzit tanë, prandaj kemi një ushtri, kemi mbrojtje civile, prandaj kërkojmë të ndërtojnë strehimore dhe t’i mirëmbajmë ato”.
Në këtë frymë, qeveria nisi konsultimet në Tetor për të siguruar përmirësimin e strehëzave të saj. Ky është një projekt që mund të zbatohet në vitin 2026.
Klan News