Thomas Tuchel është trajneri i ri i Anglisë. Zyrtarizimi ka ardhur nga Federata Angleze, nëpërmjet një komunikate të bërë publike këtë të mërkurë.
Gjermani merr drejtimin e “Tre Luanëve”, ku do të pasojë Gareth Southgate, që u largua në verë, pas përfundimit të Europianit.
Anglia u drejtua nga Lee Carsley për katër ndeshjet e Ligës së Kombeve, ndërsa do të vazhdojë edhe për dy ndeshjet e radhës dhe më pas do të largohet.
Thomas Tuchel. Our #ThreeLions head coach from 2025. 🏴
— England (@England) October 16, 2024
Tuchel do të nisë zyrtarisht punën në stolin e Anglisë nga 1 Janari i vitit 2025, para kualifikueseve të Botërorit 2026, që do të mbahet në SHBA, Kanada dhe Meksikë.
Tekniku gjerman ka firmosur një kontratë për 18 muaj dhe do të paguhet 5 milionë paund në sezon.
51-vjeçari bëhet i treti trajner jo-anglez që merr drejtimin e kombëtares pas Sven-Goran Eriksson dhe Fabio Capello. /tvklan.al