Feyenoord njoftoi shkarkimin e trajnerit Brian Priske, vetëm dy ditë para ndeshjes me Milanin, për mungesë rezultatesh në kampionat.

Vendim i papritur nga drejtuesit, i cili erdhi pas triumfit 3-0 ndaj Sparta Rotterdam në kampionat.

Klubi holandez, njoftoi këtë të Martë se skuadra do të drejtohet nga Pascal Bosschaart. Ky i fundit ishte trajneri i ekipi U-21, por do të jetë përkohësisht në stolin e skuadrës së parë.

“Dua të vazhdoj të luaj futboll tërheqës dhe të marr rezultate. E konsideroj një nder të madh që klubi kishte besim tek unë dhe unë do të bëj gjithçka që mundem për t’i shpërblyer. U stërvitëm mirë, ishim të qartë dhe u kënaqëm. Përgatitja për të luajtur në shtëpi kundër Milanit kishte filluar, unë nuk jam dikush që do të ndryshoj gjithçka në minutën e fundit për të krijuar më shumë paqëndrueshmëri”, tha Bosschaart para ndeshjes.

Ndeshja Feyenoord-Milan do të luhet të Mërkurën, duke nisur nga ora 21:00 në Holandë. /tvklan.al