Myrto Uzuni po bëhet gati për jetën e re në SHBA. Pritet që lojtari të kryejë shumë shpejt vizitat mjekësore, ndërsa më pas do të bashkohet me klubin e Austin. E ardhmja te Granada pa Myrto Uzunin duket se do të jetë shumë e komplikuar!

Nisja e vitit ka sjellë rezultate negative për ekipin. Granada barazoi në shtëpi kundër Burgos, ndërsa u mposht nga Levante, në një paraqitje ku gabimet ishin të dukshme në ndeshje.

Nga e hëna pritet që të zyrtarizohet largimi i sulmuesit kuqezi! Sipas spanjolles “ASa”, lojtari i kombëtares shqiptare do të kryejë vizitat mjekësore në Madrid, e më pas do të niset drejt SHBA për t’u bashkuar me skuadrën e tij të re Austin, për të vazhduar një tjetër kapitull të karrierës së tij në MLS.

Amerikanët do të paguajnë klauzolën e shitjes së Uzunit me vlerë 12 mln euro. Por me largimin e tij, drejtuesit do të duhet që të gjejnë një sulmues që të jetë prodhimtar përpara portës, po aq sa edhe Uzuni. Vështirë që kjo të realizohet, ndërsa në 18 takime në La Liga 2, 29-vjeçari ka realizuar 14 gola dhe ka dhënë edhe 1 asist. Në total ai është aktivizuar 1417 minuta.

Granda tentoi që ta bllokonte transferimin, por rebelimi i lojtarit kuqezi bëri që ata në fund të dorëzoheshin e të pranonin kërkesën e tij për ta lënë të lirë. Uzuni kërkoi rritje rroge, por kërkesa ekonomike nuk u plotësua, ndërsa te Austin ai do të përfitojë 3 herë më shumë se sa te spanjollët.

Klan News