1 person mbeti i vrarë ndërsa të paktën 24 të tjerë u plagosën si pasojë e të shtënave masive me armë zjarri në Ohio të SHBA. Ngjarja ndodhi pak pas mesnate, në qytetin e Akron.
Zyrtarët në vendin e ngjarjes, pranë Kelly Street dhe 8th Avenue, zbuluan me dhjetëra gëzhoja dhe një armë.
Për ngjarjen nuk ka ende një person të arrestuar, apo të identifikuar dhe hetimet vijojnë, tha Departamenti i Policisë së Akron. Në një deklaratë për BBC, ky departament tha se pjesa më e madhe e të plagosurve janë jashtë rrezikut për jetën./tvklan.al