Zjarrfikësit në Ohio të SHBA morën telefonatën më të pabesueshme nga një grua, e cila e terrorizuar kërkoi ndihmën e tyre.
“Ju lutem, kam një boa të ngecur në fytyrë”
“Zonjë, çfarë keni?”,
u përgjigj operatori.
“Jeni jashtë me një boa të mbërthyer rreth fytyrës?”
Sipas asaj që shkruan BBC, gruaja shpjegoi se gjarpri 1.6 metra i gjatë e kishte mbërthyer rreth e rrotull fytyrës dhe e kishte pickuar në hundë.
Ajo tha se e kishte “shpëtuar” gjarprin dhe një tjetër boa gjatë ditës së mërkurë.
Një ambulancë shkoi me urgjencë në shtëpinë e gruas në Sheffield Lake. Kur mbërritën, punonjësit e gjetën atë të shtrirë përtokë me gjarprin rreth qafës.
“Ishte mbërthyer rreth qafës së saj dhe po e pickonte në hundë. Nuk e lëshonte”,
tha shefi i zjarrfikëses Tim Card.
Zjarrfikësve iu desh që t’ia prinin gjarprit kokën, në mënyrë që të shpëtonin gruan, pasi nuk kishte mënyrë tjetër.
Boa e vret prenë e saj duke e shtrënguar kaq fort sa gjaku dhe oksigjeni nuk mund të shkojë tek organet vitale të viktimës.
Gruaja, e cila tha se kishte 11 gjarpërinj, u dërgua në spital ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore dhe fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën./tvklan.al