Një grua ka therur të dashurin, pasi e gjeti atë në dhomën e gjumit me vajzën e saj 12- vjeçare.

Mësohet se gruaja e ka qëlluar pesë herë më thikë në gjoks dhe njëherë pas shpinë, raportojnë mediat lokale në Cleveland, Ohio, në SHBA.

Ka qenë gruaja ajo e cila njoftoi policinë edhe pse e qëlloi më thikë të dashurin, menjëherë sapo e pa atë të zhveshur me vajzën e saj të mitur.

Sipas gruas, identiteti i të cilës nuk bëhet i ditur ka qenë i dashuri i saj, ai që ka tentuar të kryeje marrëdhënie seksuale me vajzën. Por, në polici ajo dhe vajza  kanë dëshmuar versione të ndryshme të ngjarjes.

/tvklan.al