Një familje është gjetur e vdekur brenda shtëpisë së tyre në Ohio. Policia është njoftuar nga një i afërm i familjes. Kur shkuan në vendin e ngjarjes, oficerët gjetën trupat e pajetë të John Tobin, Regina Tobin dhe dy fëmijëve të tyre adoleshentë, Graham dhe Natalie, të dy 14 vjeç.
Nuk kishte asnjë provë se dikush mund të ketë hyrë me dhunë në shtëpi. Mendohet se ata janë vetëflijuar dhe incidenti po trajtohet si vetë-vrasje.
Familja kishte jetuar në këtë shtëpi për më shumë se një vit, sipas fqinjëve të tyre.
“Është e vështirë të kuptosh se çfarë mund të ketë ndodhur, ne thjesht dimë se fëmijët e kësaj familje ishin të mrekullueshëm dhe shpesh vinin edhe në shtëpinë tonë”, është shprehur një fqinj.
Shkolla Laurel lëshoi një deklaratë pasi mësoi për vdekjen e Natalie Tobin, e cila ishte nxënësja e tyre. Mësuesit e konsideronin Natalie si një vajzë që qëndronte mbi libra gjithë kohës, një studente dhe volejbolliste e shkëlqyer, një mike e mirë dhe shpesh herë e zhytur në mendime. /tvklan.al