“LiveFootballTickets” ka publikuar renditjen e 10 muzeve më të mira të futbollit në Europë. Renditja është bërë në bazë të veçantive, shërbimeve dhe çmimeve që ofron secili muze.
Listën e kryeson “Muzeu Grek i Futbollit” i cili ndodhet në qytetin Kretan të Chania. Ai është emëruar si muzeu më i mirë pasi hyrja për të gjithë vizitorët është falas.
Në vend të dytë është vendosur “Muzeu i Yllit të Kuq” në Beograd dhe në vend të tretë “Muzeu Skocez i Futbollit” në Glasgow.
Lista vijon me “Muzeun CR7” në Portugali, “Muzeu i Futbollit” në Rumani, “Museo Dela Calcio” në Itali dhe “Muzeu Gjerman i Futbollit”.
Në vendin e fundit është renditur “Muzeu Kombëtar i Futbollit” në Mbretërinë e Bashkuar. Kurse “Muzeu i Benfikës” në Portugali renditet në vendin e tetë dhe “Muzeu i FC Porto” gjithashtu në Portugali pozicionohet në vendin e nëntë.










/tvklan.al