Mjaftojnë pak minuta për të mbyllur sytë dhe për të imagjinuar veten duke pushuar nënë rrezet e djellit në një ishull magjepsës. Epo kjo është për të gjithë ata të cilët nuk kanë mundësi reale për t’i vizituar. Duke nisur që nga ishujt e Kraibeve e deri në ishujt më të panjohur ata janë dëshmi e magjisë së natyrës. Më poshtë janë renditur ishujt më të mahnitës në botë.
St Barts
St Barts konsiderohet si parajsa tropikale. Ky ishull i vogël i Kraibeve ka një histori të gjatë. Uji blu vezullues, perëndimi i bukur i diellit, restorante, pije tropikale dhe jahte luksoze do e bëjnë këtë vend të paharrueshëm për ju.

Bora Bora
Një vend i mrekullueshëm, i qetë dhe perfekt për zhytje si Bora Bora do iu ofrojë pushime të paharrueshme.

Kepi Breton
Konsiderohet si skaji më lindor i Kandasë dhe në të vërtetë është vendi ideal për aventurierët. Ky ishull është më i njohuri për shtegun epik të Kabotit, një rrugë 298 kilometra, e cila ofron një pamje të thyer bregdetare.

Hvar
Hvar mban kurorën mbretërore të ishujve në Kroaci. Është i mbushur me atraksione historike të ndërthurura me vendet më moderne.

Aruba
Vetëm 29 km në veri të Venezuelës ndodhet Aruba, pjesë e Mbretërisë së Holandës që është shtëpia e më shumë se 100,000 njerëzve. Njihet për rërën e bardhë të mrekullueshme dhe pamjet mahnitëse, për festivalet e gjalla të artit dhe arkitekturën tërheqëse.

Ischia
Përzierja e arkitekturës së vjetër dhe bukurisë natyrore në Ischia do t’i mbajë vizitorët mjaft të angazhuar.

Palawan
I përmendur shpesh si ishulli më mahnitës në planet, Palawan është padyshim vendi më romantik që mund të ofrojnë Filipinet.

Galapagos
Kur bëhet fjalë për bidiversitetin e kush më mirë do e jepte këtë emocion se sa Galapagos. Ky ishull që është i njohur për kafsjët e rralla që rritetn dhe jetojnë vetëm atje.

Zanzibar
Me lulëzime kulturore dhe plazhe mahnitëse Zanzibar është ishulli më unik në Afrikë.

Kauai
Hawaii është parajsa tropikale arketipike dhe Kauai mund të jetë vendi më i përsosur tropikal nga të gjithë. Ishulli dallohet për pyjet tropikale, shkëmbinjtë të veshur nga myshku, plazhet e mrekullueshme dhe malet ikonikë.

Maldive
Vendi më i bukur i muajit të mjaltit në botë me siguri që është Maldive. Plazhet e mrekullueshme dhe atraksionet turistike e bëjnë këtë vend të paharrueshëm për çdo vizitor.

/tvklan.al